BOTA

Ushtria e Putinit sulmon me bombë vakumi pallatet e civilëve në Donbas (VIDEO)

13:37 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e një sulmi nga ushtria ruse, ku shkatërrohen disa blloqe banesash të civilëve në Donetsk me breshëri të tmerrshme bombash termobarike (me vakum).




Armët termobarike spërkasin një mjegull me aerosol shumë të ndezshëm para shpërthimit të tyre dhe në sulmin që ka ndodhur në qytetin e Pisky, ato shkaktuan topa zjarri masivë që përfshin plotësisht apartamentet.

Në momentin që ndodh shpërthimi, reja e avullit ndizet dhe thith ajrin që e rrethon, duke krijuar temperatura më të larta dhe shpërthime më të dëmshme që zgjasin shumë më gjatë se shpërthimet e zakonshme.

 

 

Klipi tronditës i shpërndarë nga llogaritë pro-ruse në aplikacionin e mesazheve Telegram përfaqëson edhe më shumë prova se trupat e Putinit synojnë të godasin zonat e banuara dhe qendrat civile, në kundërshtim me pretendimet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Publimi i pamjeve vjen pasi ushtria ruse rifilloi një sulm të ripërtërirë për të kapur më shumë territor në rajonet Donetsk, Kherson, Zaporizhzhia dhe Kharkiv.

Pas një pakësimi të shkurtër të intensitetit për të rigrupuar dhe konsoliduar numrin e trupave, sulmi brutal i Rusisë në rajonin lindor të Donbasit filloi sërish këtë javë me një seri sulmesh shkatërruese ndërsa ushtarët e Putinit përpiqen të fitojnë më shumë terren në Ukrainën juglindore.

Një raport nga Forcat Tokësore të Ukrainës tha se njësitë ruse tani po përpiqen të mbrojnë tokën që kanë fituar në këto rajone, ndërsa përpiqen të avancojnë ngadalë pozicionet e tyre në Donetsk.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka pohuar se qëllimi i Kremlinit është të rimarrë të gjithë rajonin e Donbasit nga Ukraina, gjë që do të kërkonte që forcat e Putinit të fitojnë kontrollin e plotë të të gjithë rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut.

Një përditësim i inteligjencës dje nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thekson se komandantët rusë po përballen me ‘përparësitë operacionale konkurruese’ në përpjekje për të fituar terren në Donetsk, duke përforcuar gjithashtu mbrojtjen e tyre kundër kundërsulmeve ukrainase në jug dhe verilindje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.