BOTA

Zjarre masive nga temperaturat ekstreme në Francë, 7 vende të BE-së dërgojnë ndihma për shuarjen e flakëve

15:52 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një total prej 361 zjarrfikësish nga e gjithë Evropa u stacionuan dje në Francë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, të cilësuara si më të këqijat e verës në vend për gati gjysmë shekulli.




Mes temperaturave deri në 41 gradë Celsius, shërbimet e zjarrfikëses franceze u përballën me 8 vatra zjarri, ku e fundit ishte në rajonin e lagësht të Brittany.

Vatra më agresive e zjarrit konsiderohet afër Bordosë në jugperëndim, në të njëjtat pyje me pisha që u dogjën një muaj më parë. Rreth 7,400 hektarë janë shkatërruar që nga e marta, ndërkohë 23,000 hektarë u shkrumbuan në korrik.

Më shumë se 10,000 turistëve dhe vendasve iu është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre, ku disa prej tyre e kanë për herë të dytë largimin. Ndërkohë, të paktën 17 shtëpi janë djegur.

Një total prej 1,100 zjarrfikës francezë janë vendosur në rajonin jugperëndimor, së bashku me tetë avionë me ujë dhe dy helikopterë me të njëjtin rol. Zjarret në pyje kanë shpërthyer gjithashtu në Francën lindore dhe jugore, në Luginën e Loire dhe madje edhe në pyllin Brocéliande në Brittany. Vendasit thonë se është hera e parë që shohin pyllin e tyre të lagur duke u djegur nga flakët.

Rreth 215 hektarë Brocéliande janë shkatërruar. Shërbimi francez i zjarrit ka thirrur për ndihmë 251,900 oficerë, nga të cilët 22 për qind janë profesionistë dhe pjesa tjetër vullnetarë, si dhe 14,929 makina zjarrfikëse, 18 avionë me ujë, rreth dhjetë helikopterë dhe tre avionë zbulimi. Megjithatë, zyrtarët thonë se mjetet e tij po rezultojnë të pamjaftueshme në kushtet aktuale klimatike.

Presidenti Macron i bëri thirrje BE -së për ndihmë, ndërkohë që Gjermania dërgoi 65 zjarrfikës dhe 24 automjete, Polonia 146 zjarrfikës dhe 49 automjete, Austria 73 zjarrfikës dhe 14 automjete dhe Rumania 77 zjarrfikës dhe 14 automjete. Greqia dhe Suedia dërguan të dyja dy avionë ‘bombardues’ me ujë si dhe Italia gjithashtu premtoi se do të dërgonte avionë.

Macron përshëndeti përforcimet evropiane, të cilat po financohen nga Brukseli, si një triumf “solidariteti nga BE”. Me rënien e erërave në jugperëndim gjatë natës, zyrtarët thanë se zjarri kishte ndaluar përhapjen. Pyjet mbeten të thata dhe rreziku është i madh që flakët të vazhdojnë avancimin sërish.

Një total prej 60,358 hektarësh tokë janë djegur në Francë këtë vit, sipërfaqja më e madhe që nga viti 1976. Kjo krahasohet me një mesatare vjetore prej 9,826 hektarësh gjatë 15 viteve të mëparshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.