

DASHI 21/3 – 20/4
Duhet të ndiqni këshillat e një miku për të mos u gabuar nga instikti juaj. Do të përfitoni nga fundjava për t’ju dedikuar partnerit.
DEMI 21/4 – 21/5
Këtë fundjavë do të ndiheni të gëzuar dhe plotë energji dhe do kërkoni persona që ju kuptojnë menjëherë. Në dashuri do të ndiheni intuitiv.
BINJAKET 22/5 – 21/6
Do të gjeni mënyra për ta kaluar fundjavën në mënyrë të shkëlqyer. Në fushën e ndijave do të rrethoheni nga njerëzit më të dashur.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Do të jepni më të mirën nga vetja juaj dhe do të vlerësoheni për ndershmërinë që keni dhe dedikimin që keni me të tjerët.
LUANI 23/7 – 21/8
Do të arrini rezultate të mira nëse besoni më shumë tek vetja. Në punë mos dëgjoni këshillat e të tjerëve, por shkoni para në rrugën që keni nisur.
VIRGJERESHA 22/8 – 23/9
Yjet ju këshillojnë që të shikoni me optimizëm rrugën që keni nisur. Në fushën e ndjenjave do të keni mundësi të krijoni njohje të reja.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Do të kaloni momente të këndshme në shoqërinë e miqve. Në jetën private do të nisni një iniciative personale të nxitur nga një mikë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Në fundjavë do të keni raste të shumta për të krijuar njohje të reja. Yjet ju këshillojnë të jeni më të butë me veten tuaj.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Në fushën e ndjenjave do të jeni të paduruar që të njihni dikë që u intereson me të vërtet. Një këshillë për në fundjavë: frekuentoni vende të reja.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Një person i ri që do të njihni do të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen tuaj. Në jetën private do të keni një rast të veçantë.
UJORI 21/1 – 19/2
Shmangini diskutimet në jetën familjare, rrezikoni harmonin midis jush. Në ambientin e punës do të shpreheni më mirë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Në fundjavë do të keni dëshirë të dilni nga rutina e përditshme. Në shoqëri do të admiroheni për fantazinë tuaj dhe mënyrën se si do t’i thoni gjërat.