Kronikë

Aksidentohet turistja australiane në Himarë, transportohet me urgjencë në spital! Rasti i dytë brenda ditës

19:01 - 14.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një rast tjetër aksidentimi është regjistruar këtë të diel në bregdetin shqiptar të jugut, këtë herë një vajzë e re nga Australia.




Në bazë të informacioneve të lëshuara nga autoritetet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, kur policia u njoftua se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore.

Pas telefonatës, Policia Kufitare ka shkuar në vendngjarje dhe i kanë dhënë 22-vjeçares australiane me iniciale K. S. ndihmën e parë, më pas e çuan në Portin e Himarës, ku e mori dhe ambulanca.

Fatmirësisht, e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtimin mjekësor për lëndimet që ka pësuar.

Sakaq, nga policia po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i autoriteteve:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:45, pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pushuesi rumun dëmtohet rëndë pas hedhjes me kokë në det

Më herët gjatë ditës së sotme, një pushues rumun është plagosur në det pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Ksamilit:

(VIDEO – EMRI) Përgjaken sërish plazhet shqiptare/ Incident në plazhin e Ksamilit, pushuesi rumun dëmtohet rëndë pas hedhjes me kokë në det!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.