Kryesore

Himarjotët protestë në Porto Palermo, zbulojnë marrëveshjen e fshehtë të Ramës: Qeveria po na grabit pronat!

16:55 - 14.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Pronarë të shumtë himarjotë të zonës së Porto Palermos, drejtues të organizatave të bregut si dhe përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, përkatësisht kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ai i OMONIA-s Fredi Beleri kanë zhvilluar mbrëmë një miting proteste kundër vendimit të fundit të qeverisë.




Sipas këtij vendimi qeveria Rama e shpall zonën nga Gjiri i Llamanit në hyrje të Qeparoit zonë të mbrojtur natyrore, me pretendimin e mbrojtjes së asetit natyror të kësaj zone. Mirëpo, sipas oratorëve të protestës së mbrëmshme, pas këtij vendimi fshihet një marrëveshje e fshehtë perspektive me oligarkët të cilët po gllabërojnë me të gjitha format tokat e himarjotëve.

Në miting pronarë të tokave në Porto Palermo refuzuan kategorikisht vendimin e qeverisë. U shprehën se kanë nisur ankimimet e tyre në shumicën e ambasadave të huaja në vend dhe në gjykatë. Sipas krerëve të minoritetit grek për këtë vendim ka pasur menjëherë ankesë edhe nga autoritetet e Greqisë, ndërkohë që sipas Dules dhe Belerit çështja do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

Oratorët folën në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, ndërkohë që të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë.

 

 

Prej disa vitesh në Himarë kanë munguar reagimet masive publike të artikuluara në dy gjuhë, përjashto ato të organizuara nga filogrekët dhe OMONIa në mjedise të mbyllura. Ky aktivitet duket se rikthen protagonizmin grek në Himarë, duke përdorur si kazus çështjen e mprehtë të pronave dhe problematikat me pronarët dhe ku sipas protestuesve kjo bëhet shkak i vendimeve arbitrare të qeverisë nën pretekstin zhvillues dhe marrëveshjeve të saj me kategoritë e të pasurve ose siç njihen ndryshe të fortëve të bizneseve të mëdha.

Drejtuesit e protestës janë shprehur se ky është vetëm fillimi i reagimeve që do të jenë ndërkombëtarisht për këtë çështje. Në një intervistë Vangjel Dule është shprehur se në një kohë që njerëzit duhet të jenë me pushime janë të detyruar të protestojnë.

Sipas Dules, në Himarë është duke ju marrë prona banorëve të ligjshëm që t’ju jepet oligarkëve dhe biznesmenëve të oborrit të kryeministrit. Ai shton se kjo zonë po grabitet në mënyrë sistematike duke mos patur asnjë precedent tjetër në asnjë vend të botës si po vidhet prona këtu. Dule është shprehur se me këto që po ndodhin, Shqipëria nuk e meriton një status në BE.

Sipas Dules duhet të respektuar e drejta e pronës dhe banorët duhet të vendosin për pronat e tyre. Ai ka deklaruar se të drejtat e komunitetit lokal janë nëpërkëmbur për të rrëmbyer pronën banorëve .Kjo situatë do të përshkruhet nga të gjithë kudo, sepse nuk nderon askënd./ BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.