AKTUALITET

Keni planifikuar të shkoni në plazh javën e ardhshme? Rikthehet i nxehti “afrikan”, ç’do të ndodhë me motin

16:28 - 14.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht reshjeve të shiut të këtyre ditëve të fundit vjeshta ende nuk ka ardhur.




Java që presim përpara na rezervon përsëri mot jo vetëm të kthjellët por një tjetër valë të nxehti si dhe temperatura të larta.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relivet kodrinore – malore të territorit.

Sipas SHMU këto vranësira në këto zona hera-herës do të jenë deri dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

Vlen për tu theksuar se gradualisht me kalimin e ditëve pritet rritja e temperaturave si në vlerat minimale dhe veçanërisht ato të mesditës.

Ditët më të nxehta parashikohen ajo e Enjte dhe e Premte dhe temperatura të cilat në mesditë do të prekin vlerat 38-40°C.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.