BOTA

Trazira në SHBA, një person përplas makinën në barrikadat pranë Kapitolit e më pas qëllon me armë!

18:07 - 14.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një burrë ka humbur jetën herët në mëngjes në SHBA, pasi ka përplasur makinën e tij në një barrikadë pranë Kapitolit, ndërsa ka qëlluar në ajër.




Ndërsa policia iu afrua vendit të ngjarjes, burri qëlloi veten dhe askush tjetër nuk u lëndua, sipas autoriteteve.

“Në këtë kohë, nuk duket se burri ka shënjestruar ndonjë anëtar të Kongresit. Anëtarët e Kongresit janë në pushim dhe asnjë armë nuk duket të jetë përdorur nga oficerët”, tha Policia e Kapitolit.

Rasti i vdekjes së burrit është duke u hetuar nga Policia Metropolitane e Uashingtonit, ndërsa identiteti i tij nuk u bë i ditur, si dhe detaje rreth motiveve të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.