BLUETOOTH

VIDEO/ Nga Ledri Vula, Kida dhe deri tek Dhurata Dora, artistët që peërformuan në skenën e ‘Alhpa Show’ hitet e tyre

22:38 - 14.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atmosfera është ndezur në ‘Alpha Show’ pasi në skenë kanë performuar Noizy, Ledri Vula dhe Ylli Limani, Mc Kresha, Lyrical Son, Kida dhe Dhurata Dora.




Artistët më të pëlqyer të momentit i vunë flakën skenës me hitet e tyre. Ledri ka kënduar hitin ‘Deri sot’ me Rigelsin ndërsa turma dëgjohet që këndojnë së bashku me artistët.

Gjithashtu, ai performoi së bashku me Ylli Limanin këngën e tyre më të fundit ‘Tonat’.

Nuk kishte si të mungonte dhe ‘himni’ kënga ‘Semafori’ e performuar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son, një këngë që bëri “namin” kur u performua në ‘Sunny Hill’ apo kënga ‘Era’.

Dhurata Dora performoi hitet e saj ku një ndër to është dhe kënga ‘Zemër’ apo ‘Gajde’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Artistja ishte e veshur me të kuqe, ku në pah nxirrte dhe format e saj perfekte.

Ndërsa Kida ose ndryshe e njohur Orkidea Latifi performoi në skenën e ‘Alpha Shoë’ së bashku me Ledri Vulën hitin e tyre ‘Dale’ në bashkëpunim me Butrint Iimerin dhe shumë këngë të tjera. Artistja kishte veshur një kostum të zi, lëkure me minifund dhe një xhaketë të shkurtër.

Gjithashtu Loredana e ndezi skenën me performancën e saj ndërsa këndoi këngën që e ka në baashkëpunim me ish- partnerin e saj, Mozzik ‘Nëse don.

Deri më tani kanë performuar vetëm artistat e estradës shqiptare dhe pritet tashmë të performojnë dhe ata të huaj./ Panoramaplus.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.