BLUETOOTH

Gjendet më në fund “fajtori”: Ja kush i fiku dritat në koncertin e Noizyt!

16:35 - 15.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rama ik! Kjo ishte fraza që brohoritën njëzëri turma, në momentin kur për disa minuta u shkëput energjia elektrike tek koncerti i Noizyt.




Lidhur me këtë situatë gjatë ditës së sotme ka reaguar OSSHE, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ishte faji i tyre, por i organizatorëve ikja e dritave.

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët. Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës. Nga verifikimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension. Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.

Kujtojmë që ndër artistët shqiptar që performuan në skenën e Alpha Shoë-t ishin edhe bashkëpuntorët e Noyzit si: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj.

Teksa nuk munguan as kolegë të cilët nuk kanë bashkëpunuar me reperin deri tani, por që nuk hezituan të shprehin mbështetjen e tyre me performanca të mrekullueshme. Të tillë si: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Orhidea Latifi ose Kida apo edhe Stresi. /panoramaplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.