LIFE STYLE

HARTA / Cili është emri më i përhapur për vajza në qytetet shqiptare pas viteve ’90!

16:42 - 15.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë të dhëna mjaft interesante ato të publikuara nga një llogari në Twitter, të quajtur “Albanian Stats” në lidhje me emrin më të përhapur për vajza në Shqipëri përgjatë periudhës 1991-2008.




Siç duket edhe nga fotoja më poshtë, emri më i përhapur në zonën e Shqipërisë qendrore është Anxhela, ndërkohë që në jug-lindje është Kristina. Në Sarandë është emri Maria, kurse në pjesën veri-perëndimore të vendit është emri Sara.

Në Dibër dhe zonat përreth mbizotëron emri Jonida, në Kukës Sonila, kurse në Has dhe Tropojë spikat emri Edona. Në zonën e Pukës spikat emri Kristjana. Më herët, e njëjta faqe ka publikuar emrat e vajzave dhe grave para shembjes së komunizmit ku spikaste emri Mimoza, Fatime apo Kristina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.