Kronikë

Shoferja hipi me makinë në trotuar, plagosi katër këmbësorë! Mes të lënduarve edhe një fëmijë (DETAJET)

22:13 - 15.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër qytetarë të plagosur ka qenë bilanci i aksidentit të kësaj mbrëmjeje në kryeqytet, ku një 29-vjeçare përfundoi me makinën e saj në trotuar.




Sipas informacioneve, kanë mbetur një 60 vjeçar, një 57 vjeçare, një 27 vjeçare, si dhe një fëmijë, ndërsa mësohet se të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit Ushtarak, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e saj, Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, theksuan shërbimet e rendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.