LAJMI I FUNDIT

Afera e inceneratorëve, Brisida Shehaj: Kompanitë kanë marrë miliona dollarë kredi, garanci janë vënë paratë e shqiptarëve!

12:17 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionet ne Partine e Lirise, Brisida Shehaj ka bërë publike të tjera fakte që lidhen me aferën e inceneratorëve.




Në një dalje për mediat, ajo tha se faktet kanë të bëjnë me tre kompani, të cilat kanë marrë kredi dhe garanci janë vënë paratë e popullit shqiptar.

“Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntori 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzansi për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e incernatorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura. Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy dhe e vetmja garanci janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra kalon tek buxheti i shtetit shqiptar. Kontratë kredie tjetër, në 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM e covidi. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci  janë paratë e popullit shqiptar Shtator 2020, kompania ITS vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit. Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjecar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore.”, tha Shehaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.