LAJMI I FUNDIT

Afera e inceneratorëve, paralajmëron Meta: Shumë shpejt do të ketë tronditje të mëdha!

19:47 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë shpejt do të ketë tronditje të mëdha, paralajmëroi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë nga Vlora ku është duke zhvilluar një takim me strukturat e partisë.




Tronditjet, sipas Metës, do të vijnë pas zbardhjes së skemës së inceneratorëve. Po ashtu, ish-presidenti u shpreh se ato që do të pasojnë do të jenë ndryshime “të paparashikueshme për këdo që ka parë se si është vepruar këto 9 vite.

“Zbardhja e skemës së Inceneratorëve do të sjellë tronditje të mëdha. Dhe do të ketë ndryshime të paparashikueshme për secilin që ka parë se çfarë bëhet këto 9 vite.

Hapja e negociatave, morën vendimin për shkak të Ukrainës. Zhvillimet do të jenë shumë shpejt. Paniku është i qartë. Derisa shpikin ligje për Sekretarë të Përgjithshëm. Janë tregues të panikut dhe faktit që u ka dështuar skema.

Ju kishte dehur Luli ju, e kujtoni se dehesha unë. E di që keni pasur shumë vështirësi, pabesira e patronazhim në kurrizin tuaj. Gjërat do të ndryshojnë, do të jem këtu, do të vizitoj çdo lagje që ka probleme.” 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.