Kryesore

Berisha takim për gjendjen e arsimit në vend: Mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar me militantë partiakë

19:32 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban këtë të martë një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, ku është shrehur se mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar me militantë partiakë.




Gjatë takimit, Berisha e ka vënë theksin te fakti që nxënësit dhe studentët largohen nga vendi, si dhe problemet në shkollat shqiptare.

“Ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është pa dyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë e kombit tonë. Nga viti 2013, 9 vite më parë deri në 2021, ne numërojmë 208 mijë fëmijë e studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, ekonomike, familjare të tyre dhe një thellim të tmerrshëm e fshatit e qytetit, të varfërve dhe të pasurve, kemi një zhvlerësim shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera e liri dinjitet e atdhetari, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat e nënshtrimin. Është vendosur kontroll i turpshëm mbi mësuesit.

qëndrimet e tyre në mediat sociale janë jo të pakta rastet ku ata janë pushuar sapo transferuar për statuset në Facebook. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material, zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë që nuk përcjellin edukim po militantizëm të një partie që siç e shihni publikisht dhe haptaz është larguar nga rregullat e lirisë.

Është rikthyer tek rregullat e origjinës dhe kjo është e vërteta. nëse marrim infrastrukturën, ajo është në rrënim. sot 90 përqind e shkollave nuk kanë ngrohje, as ato në Tiranë, sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. Nuk i shpenzon për ngrohje në shkolla.

70 përqind e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Janë mbyllur 620 shkolla por është dyfishuar numri i policëve dhe kriminaliteti. Shprehja “Hap një shkollë mbyll një burg”, këtu është shndërruar: Mbyll një shkollë hap një burg”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.