AKTUALITET

Bie nga lartësia e një bordure në shkallët e “Kuzum Baba”-së, ndërron jetë një 40-vjeçar!

17:16 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një bordurë në shkallët e Kuzum Baba-së në Vlorë.




Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa 40-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë në vend.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak. Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije, se personi ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.