AKTUALITET

Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski” në Shëngjin, gjobiten drejtuesit

09:24 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me gjithë kontrollet e vazhdueshme në bregdet, drejtuesit e mjeteve lundruese nuk po i rezistojnë dot shfrytëzimit të ditëve të fundit të verës pavarësisht se janë pa dokumenta. Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.




Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.


Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.”- njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.