BOTA

“Çmendet” moti në Itali, largohen pushuesit nga plazhet! Shezlongët “fluturojnë”, pemët rrëzohen dhe dallgët “tërbohen” (FOTO)

21:00 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Europa është përfshirë nga moti i keq me stuhi shiu, erëra të forta dhe rrebeshe shiu, pas ditëve të nxehta me vapën përvëluese.




Në Salento të Italisë, pushuesit që po bënin plazh në  Torre Sant’Andrea, janë frikësuar pas “çmendurisë” së motit, ku për shkak të erërave të forta janë rrëzuar pemë, si dhe janë dëmtuar mjaft makina.

 

 

Gjithashtu edhe dallgët e detit të cilat janë “egërsuar” kanë bërë që pushuiesit të braktisin plazhin.

Mediat italiane raportojnë për dëme të shumta materiale si pasojë e motit, fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë person të lënduar.

Ndërkohë situata e motit paraqitet e rëndëq edhe në pjesën tjetër të Europës, ku autoritete britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga banesat pasi priten përmbytje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.