AKTUALITET

E rëndë në Kretë/ Shqiptari fton 38-vjeçaren greke në shtëpi për kafe, më pas tenton të përdhunojë!

15:34 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Momente makthi ka përjetuar një 38-vjeçare e cila rrezikoi të binte viktimë e përdhunimit. Ngjarja ka ndodhur në Kretë. Sipas informacioneve të cretapost, më 15 gusht, një 45-vjeçar shqiptar e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe.




39-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në  Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të papritur.  Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdhunojë.

Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi, shkruan protothema.gr. Pak orë më vonë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend. 45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.