AKTUALITET

FOTO/ Shitën 200 mijë euro flori fals, arrestohen dy italianët e moshuar në Elbasan

10:01 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy italianë, njëri 67 vjeç dhe tjetri 76 vjeç kishin gjetur një mënyrë vërtet origjinale për të bërë para në Shqipëri. Ata futën në kufi flori fals dhe shkuan nëpër argjendari për ta shitur me çmim të lirë.




Kishin bërë rreth 200 mijë euro kur argjendarët shqiptarë kuptuan se ishin mashtruar dhe lajmëruan policinë.

“Kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro, arrestohen në flagrancë në një argjendari, gjatë tentativës për të shitur sërish, 2 shtetas italianë. Sekuestrohen një sasi ari, 4 aparate celuare dhe shuma parash të monedhave të ndryshme” njoftoi policia, sipas së cilës të arrestuarit janë F. M., 67 vjeç, banues në Napoli dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano.

Siç shihet edhe nga fotot, ari ishte në formën e kokrrizave të vogla dhe mbahej në qese.

“Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar i përzier me metale të tjera” tha policia, duke zbuluar se viktimë e mashtruesve italianë kishin rënë edhe argjendarët malazezë.

“Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane” tha policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.