Kosova

Humb jetën 17-vjeçari shqiptar nga aksidenti me motor, u përplas me shtyllën!

18:58 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25, në rrugën Prishtinë-Pejë, në Qyshk të Pejës.

Sipas burimeve nga policia, i riu ishte duke udhëtuar me motorçikletë dhe ka goditur një shtyllë elektrike si pasojë e humbjes së kontrollit.

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.