BOTA

ITINERARI/ OKB: Më shumë se gjysmë milioni ton drithë janë eksportuar nga Ukraina prej fillimit të gushtit

23:07 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se gjysmë milioni ton drithë janë eksportuar nga Ukraina përmes Detit të Zi që nga fillimi i gushtit, kanë thënë Kombet e Bashkuara.




Që kur Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB ranë dakord për të hapur rrugën e Detit të Zi në fund të korrikut, 36 kalime janë miratuar, tha OKB, duke shtuar se 21 anije u larguan nga Ukraina për në ngushticën e Bosforit dhe 15 kaluan përmes kanalit në drejtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Të martën nga port ii Odesës u nis anija e parë me grurë, e marrë me qira nga OKB, e cila destinacion ka Afrikën, ku në shumë zona uria ka ardhur në rritje edhe për shkak të bllokadës së grurit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.