AKTUALITET

Kërkoi 4 mln lekë për ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi arrestin në shtëpi për gjyqtaren Zamira Vyshka!

15:14 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e cila u arrestua më 22 korrik.




Edhe për dy avokatët e tjerë të arrestuar bashkë me gjyqtaren një muaj më parë, Ilir Pashaj dhe Taulant Ramollari  janë lënë në masën “arrest me burg”. Gjatë seancës me dyer të mbyllura gjyqtarja tha se hetimi është i montuar.

HETIMI PËR GJYQTAREN ZAMIRA VYSHKA

Hetimi i SPAK ndaj Vyshkës ka nisur pas një denoncimi anonim që i është dërguar këtij organi të drejtësisë. Më pas ky denoncim është referuar në Policinë e Shtetit nga ana e SPAK dhe uniformat blu kanë hapur menjëherë çështjen.

“Dua të jap një informacion për gjyqtaren famëkeqe të Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare si një ndër më të korruptuarat nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend. Ajo është duke kryer një aferë korruptive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për çështjen e dërgimit në gjyq për të pandehurin Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit”, thuhet në nisje të denoncimit anonim që posedon SPAK.

Arrestimi i gjyqtares dhe avokatit ndodhi më 22 korrik të këtij viti dhe pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje, ndaj gjyqtares u caktua masa ‘arrest shtëpie’. Xhulio Musai akuzohej për plagosje dhe dosja e tij penale po shqyrtohej nga gjyqtarja Vyshka.

Familjarët e Musait i kanë thënë avokatit Ilir Pashaj që t’i dërgonte gjyqtares shumën prej 2 milionë lekë të vjetra, në mënyrë që ajo të zbuste masën e dënimit për të pandehurin.

Por gjyqtarja e Elbasanit nuk e ka pranuar shumën e propozuar nga familjarët dhe ka kërkuar 4 milionë lekë të vjetra si shpërblim për ndryshimin e masës së sigurisë. Në këtë moment pa përfunduar ende paratë në duart e saj, Vyshka është vënë në pranga nga policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.