Kryesore

Kërkoi që Presidenti i Shqipërisë t’i shkojë në zyrë, kreu i LDK-së Abdixhiku refuzon takimin me Begajn

11:22 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, gjatë të cilës ka pasur edhe një ngjarje të paparashikuar.




Në axhendën e tij, veç takimit me krerët e lartë të shtetit, parashikohen edhe takime me krerët e të gjithë partive të opozitës këtë martë.

Sipas axhendës në orën 09:35 të të datës 16 gusht Begaj duhet të takohej me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Por, Abdixhiku ka refuzuar takimin me Begajn dhe arsyeja ka qenë vendi i takimit.

LDK kërkoi që Begaj dhe Abdixhiku të takohen në selinë e partisë së tyre dhe jo në kuvend.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj.

Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.

LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë” thuhet në një reagim të LDK-së.

Ndërkohë presidenti ka vazhduar me takimet e tjera, por sigurisht që refuzimi i Abdixhikut për të takuar presidentin e Shqipërisë në vizitën e tij të parë në Kosovë, është një gjest sa i habitshëm, aq edhe i vështirë për t’u kuptuar.

Axhenda, e martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.