LAJMI I FUNDIT

Ministri serb për Kurtin: E vështirë të flasësh me dikë që nuk dëgjon

08:39 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi se kryeministri i Kosovës do të shkojë në Bruksel për të mos arritur një marrëveshje.




Sipas tij, Kurti do të justifikojë dhunën e ushtruar ndaj serbëve, teksa shtoi se është shumë e vështirë të flasësh me dikë që nuk dëgjon, shkruan Tanjug.

“Gjëja më e vështirë është të flasësh me dikë që nuk dëgjon. Kurti padyshim që po shkon në Bruksel për të mos arritur marrëveshje dhe vetëm për të gjetur një justifikim për dhunën që po ushtron ndaj serbëve në Kosovë, por edhe për mosbindje ndaj Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen më 18 gusht në Bruksel për të vazhduar dialogun në nivel të lartë politik që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ndonëse nuk ka agjendë të takimit, ata kanë thënë se takimi i ri synon të ulë tensionet mes dy vendeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.