LAJMI I FUNDIT

Ndeshja Kukësi-Tirana, verilindorët publikojnë çmimin e biletave

19:27 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionati për Kukësin fillon ditën e premte, ku në 17.00 pret skuadrën e Tiranës në stadium “Zeqir Ymeri”.




Klubi nuk ka humbur kohë dhe ka bërë bërë publike çmimet e biletave për këdo që është i interesuar që të ndjekë nga afër takimin.

“Nga sot ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kukësi – Tirana e cila do të luhet ditën e premte në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 17:00.

Çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP – 2000 Lekë

Tribunat Zeqir Ymeri dhe Gramoz Palushi – 1000 Lekë

Tribuna Shkëlzen Domi (përballë) – 300 Lekë

Tribuna Naim Hoxha (pas porte) – 200 lekë

Tribuna Sadik Zeneli (mike) – 200 lekë

Biletat mund të blihen pranë stadiumit “Kukës Arena”, në pikën e shitjes te tribuna “Naim Hoxha” – Shkruan klubi.

Kukësi do synojë që të fitojë titullin kampion këtë sezon dhe pritshmëritë janë të mëdha. Grupi është mjaft cilësor dhe entuziazmi është i pranishëm tek tifozët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.