BLUETOOTH

Pas 26 vitesh, Vitali Klitschko i jep fund martesës me modelen e njohur, Kryebashkiaku i Kievit tregon arsyen!

17:25 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, pas 26 vitesh ka vendosur t’i japë fund martesës. Klitschko ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij Natalie prej kohësh jetonin të ndarë në vende të ndryshme, por ai ka këmbëngulur se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.




51-vjeçari, legjendë e boksit, që prej nisjes së luftës, është rikthyer në Ukrainë për të mbrojtur atdheun. Ndërkohë ish-modelja dhe muzikantja Natalia, 48 vjeç, jeton prej vitesh në Gjermani. Dyshja u martuan në vitin 1996 pas takimit në kryeqytetin ukrainas.

Klitschko ka konfirmuar se ata tani kanë bërë zyrtarisht kërkesën për divorc.

“Ne kemi bërë kërkesë për divorc së bashku sepse kemi vite që jetojmë të ndarë dhe tani duam ta zyrtarizojmë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin, por prej kohësh jetojmë të ndarë në qytete të ndryshme”, tha kampioni për Bild.

Çifti kanë së bashku tre fëmijë, Yegor-Daniel, 22-vjeç, Elizabeth-Victoria 19-vjeç dhe Max 16-vjeç.

The Sun raporton se marrëdhënia e mirë e dyshes shihet edhe në faktin që Klitschko i shkruan çdo mëngjes Natalies për ti bërë me dije se është mirë dhe nuk i ka ndodh asgjë në luftë.

Ndërkohë mendohet se Natalia ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta në gjashtë muajt e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.