Kryesore

Petrit Vasili nxjerr kopertinën e Gazetës Shqiptare/ Akuza Veliajt: Palaço, shkatërroi Tiranën, e ktheu në mal betoni!

09:12 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka qenë i drejtpërdrejtë në etiketimet dhe akuzat që i ka bërë Erjon Veliajt duke iu referuar artikullit të The Guardian, që i quajti kullat në qendër të Tiranës si “monumente korrupsioni”.
Vasili shpërndau në rrjetet sociale faqen e parë të Gazetës Shqiptare që i referohet artikullit të The Guardian për të akuzuar Veliajn se e shndërroi Tiranën në një mal betoni, duke quajtur atë një palaço, që mbështet kriminelët që pastrojnë para në Tiranë.




Mesazhi i plotë i Vasilit

“Gazeta me e madhe britanike “THE GUARDIAN” tregon shume qarte dhe ne menyre asgjesuese se si ka shkaterruar Tiranen Veliaj per llogari te vjedhjes dhe korrupsionit.
Ja cfare thote THE GUARDIAN:
“Kullat monumente korruptive ne Tirane”!
“Projektet, skema te pastrimit te parave nga krimi i organizuar”!
Dhe ky palaçua Kryetari i Bashkise se Tiranes ka surrat e derdellit pasi e ka kthyer Tiranen ne nje mal betoni, qe vret perdite shendetin e njerezve dhe qe shkaterron bisnesin e ndershem duke mbeshtetur kriminelet qe pastrojne para’ ne mes te Tiranes”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.