LAJMI I FUNDIT

Qytetari i alarmon autoritetet në Greqi, shkon buzë shkëmbit me makinë e kërcënon të hidhet! (FOTO)

22:53 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një burrë rreth të pesëdhjetave ka bërë që autoritetet në Ierapetra, Greqi të mobilizohen. Sipas raportimeve, ai ka shkuar me automjet buzë një shkëmbi në zonën e Peristerasit dhe ka paralajmëruar se do të hidhej.




Incidenti ka ndodhur pas orës 19:00. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një person të moshës 45-50 vjeç, me origjinë nga Makris Gialos.

Nuk dihen arsyet që e çuan burrin në këtë lëvizje. Forcat e ELAS dhe Zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet të mbërrijë një negociator nga Agios Nikolaos për të bindur 50-vjeçare që të mos kryejë asnjë veprim që mund t’i rrezikojë jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.