AKTUALITET

Rama nxjerr shifrat duke u ndalur në një tjetër kontinent: Sa turistë nga SHBA dhe Kanadaja vizituan Shqipërinë!

13:46 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa prej ditësh, Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve europian në Shqipëri, sot është ndalur tek një tjetër kontinent.




Sipas Ramës këtë vit nga Amerika kanë ardhur 76 mijë turistë në 7 muaj, ose thënë ndryshe 50 % më shumë se vitin e kaluar.

Ndërkohë nga Kanadaja sipas Ramës ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve, në total 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të një viti më parë.

Postimi i Ramës:

Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike. 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë; E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.