Kronikë

Rrufeja godet çatinë e shtëpisë në Berat, shkrumbohet ndërtesa dykatëshe!

18:39 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal.




Sipas raportimit nga News24, shkak i zjarrit është bërë një rrufe e cila ka goditur çatinë e ndërtesës.

Menjëherë pas sinjalizimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve të Dimalit dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe dy mjete zjarrfikëse nga Berati, një nga Kuçova dhe një nga Rroskoveci.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë.

Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.