AKTUALITET

Vjedhje me dhunë në Dibër, arrestohen dy vëllezër nga policia

09:42 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër me inicialet F.M, 25 vjeç dhe A.M 27 vjeç, banues në fshatin Pejkë në Maqellarë u arrestuan për  vjedhjen me dhunë të një bashkëfshatares së tyre. Policia tha se vëllezërit kishin marrë para, varëse dhe ora nga shtëpia e gruas dhe më pas janë larguar.




“Pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre” tha policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.