BOTA

Arabia Saudite e dënon me 34 vjet burg 33-vjeçaren që promovonte të drejtat e grave në mediat sociale

23:59 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua në Arabinë Saudite është dënuar me 34-vjet burg pasi promovonte në rrjetet sociale të drejtat e grave.




33-vjeçarja Salma al-Shehab, u dënua me 34 vjet burg pasi qeveria saudite arriti në përfundimin se “ajo përdori platformën e saj të mediave sociale për të prishur rendin publik, për të minuar sigurinë e shoqërisë dhe stabilitetin e shtetit si dhe për të mbështetur ata që kishin kryer veprime kriminale sipas ligjit kundër terrorizmit dhe financimit të tij”, thuhet në dosjet gjyqësore të siguruara nga The Washington Post.

Shehab ishte aktive në mediat sociale, duke kundërshtuar sistemin e kujdestarisë së Arabisë Saudite, i cili u jep burrave kontrollin mbi jetën e grave në shumë fusha.

Ajo bënte thirrje që mbretëria të lironte të përndjekurit. Dokumentet e gjykatës pretendojnë se Shehab mbështeti individët e përndjekur “duke ndjekur llogaritë e tyre në mediat sociale dhe duke ritransmetuar tëeetet e tyre”.

Shehab fillimisht ishte dënuar me gjashtë vjet burg në vitin 2021, por pasi ajo apeloi vendimin, gjykata gjeti se dënimi me burg ishte i pamjaftueshëm “duke marrë parasysh krimet e saj” dhe e rriti dënimin në 34 vjet, që sipas grupeve të të drejtave të njeriut është më i gjati ndonjëherë. kundër një aktivisti paqësor .

“Dënimi i dhënë kundër Salma Al-Shehab është i paprecedentë dhe i rrezikshëm”, tha në një deklaratë Organizata Evropiane Saudite për të Drejtat e Njeriut. “Në vitet e fundit, shumë gra aktiviste u janë nënshtruar gjykimeve të padrejta që kanë çuar në dënime arbitrare, përveç disa prej tyre që u janë nënshtruar torturave të rënda, duke përfshirë ngacmimin seksual.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.