Kronikë

Atentati në Elbasan, vrasësi një 20-vjeçar! Policia: Ngjarja gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve

22:42 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr për motive të dobëta duket se ka degraduar në vrasje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.




Policia bën me dije se Madrit Ulqinaku qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, të  Elbasanit.

Nga ana e tyre, efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, teksa është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i policisw:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.