BOTA

Çmimet e gazit natyror në Evropë, afërsisht shtatë herë më të larta se në SHBA!

21:47 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa çmimet e gazit natyror në SHBA rriten në nivelin më të lartë të 14 viteve të fundit, kriza e gazit natyror në Evropë po nxitet nga varësia e Kontinentit të Vjetër në energjinë ruse.




Moska nga ana e saj ka ulur sasinë e furnizimit me gaz natyror në Evropë në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Perëndimit. Bashkimi Evropian është detyruar të hartojë plane për racionimin e gazit natyror, një hap drastik që pritet të dëmtojë familjet dhe bizneset.

Çmimet e gazit natyror janë rritur aq shumë në Evropë, saqë ekonominë e kontinentit rrezikon të futet në recesion.

Kujtojmë se çmimet e gazit natyror në Evropë po tregtohen në nivele të barazvlefshme me rreth 70 dollarë për milionë BTU, sipas Andy Lipow, president i Lipoë Oil Associates. Pra, shtatë herë më e lartë se çmimet në Shtetet e Bashkuara.

Por ky është pak ngushëllim për amerikanët që përballen me çmimet e larta në dyqane ushqimore, dyqane veshjesh dhe restorante, raporton CNN.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.