Kronikë

Ekzekutimi i Brilant Martinajt, zbulohet makina që u përdor nga 4 atentatorët! (FOTO)

19:00 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo që shikoni në foton më poshtë është makina me të cilën dyshohet se lëviznin autorët e atentatit mafioz të ndodhur pak javë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u ekzekutuan 22-vjeçari Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.




Sipas të dhënave të publikuara nga ABC, mjeti dyshohet se ka hyrë në Shqipëri nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës dhe ditën e atentatit pasi është përdorur nga 4 atentatorët për të ekzekutuar objektivin, është djegur në fshatin Larushk.

Automjetit i është fshirë numri i sasisë nga ana e grupit kriminal që planifikoi vrasjen mafioze duke vështirësuar punën e grupit hetimor për të zbuluar pronarin e tij.

Atij i ishin vendosur targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chrysler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L. Targat rezultojnë të denoncuara si të vjedhura në policinë e Tiranës gati 1 vit më parë.

 

623497ee-a920-4a79-b8fe-3e1df793b1e7-640x438

0afdce09-0582-42af-8179-1153db40ca81-640x434


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.