Kronikë

FOTO/ Viktima e atentatit në Elbasan, baba i një vajze të vogël! Punonte në Itali, nuk njihej si person problematik

23:19 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë të mërkurë, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka mbetur i vdekur, pasi ndaj tij është shtënë me armë.




Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij kur dhe është qëlluar disa herë.

Mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia në  deklaratën e bërë publike për median sqaron se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta ndërsa Ulqinaku është qëlluar nga i riu Klajdi Shaholli vetëm 20 vjec.

Blutë kanë rrethuar zonën  dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Këtë ngjarje e bën të rëndë fakti se është qëlluar me armë në një kohë kur në zonë ka pasur lëvizje të shtuar të qytetarëve në xhiron e mbrëmjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës ka qëndruar i shtrirë në tokë pranë mjetit të tij deri në ekspertizën e plotë .

Burimet thonë se viktima nuk ishte një emër problematik. Ai jetonte mes Italisë ku punonte dhe qytetit të Elbasanit ku kishte familjen. Madrid Ulqinaku ishte babai i nje vajze 8 vjece e cila ishte e diagnostikuar me autizëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.