Kronikë

Goditi për vdekje me thikë 41-vjeçarin në Sarandë, identifikohet autori! Është një 24-vjeçar nga Laçi

19:56 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi përgjegjës për vrasjen me thikë, që u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në Sarandë është një i ri nga qyteti i Laçit, zbulon Policia e Shtetit.




Sherri me thika në Sarandë, kush është 41-vjeçari që nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve? (EMRI)

Burimet zyrtare bëjnë me dije se autori mban inicialet Xh. T., është 24 vjeç dhe banues në Laç. Ky person është shpallur në kërkim kombëtar pasi goditi për vdekje me thikë qytetarin Klodian Bakiaj, 41 vjeç, banues në Tepelenë gjatë një konflikti të çastit.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thekson policia.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.