Horoskopi

Horoskopi i datës 17 Gusht 2022, ja çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

07:19 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi
Mos e analizoni nën ankth gjithçka që shihni apo dëgjoni: një nga “specialitetet” tuaja është pikërisht fakti i krijimit të problemeve aty ku nuk janë, ndërkohë që duhet të jeni të qetë dhe të gëzuar.




Demi

Sot nuk duhet të mbylleni në shtëpi: një mundësi e bukur ju pret pas shpine. E vetmja gjë që duhet të bëni, është të shmangni humorin e keq sapo të zgjoheni.

Binjakët

Zgjidhja e një problemi që ju torturon prej kohësh është përballë jush. Nuk do të jetë e thjeshtë që të viheni në lëvizje, por në fund do t’ia dilni duke përdorur të gjitha aftësitë tuaja për të mos u dorëzuar.

Gaforrja

Sot mundohuni që të hartoni një program më të mirëpërcaktuar sesa ai që bëni zakonisht, sepse do të jetë e nevojshme që të bëni pjesë edhe një person tjetër. Pasdite mos u tërhiqni prej vështirësive.

Luani

Mos i rrini gjithë kohës mbi kokë një personi: nuk keni nevojë që t’i demonstroni asgjë, ndaj jepini pak më shumë hapësirë dhe përballojeni një situatë me qetësi!

Virgjëresha

Harrojeni xhelozinë ndaj partnerit/es, është e gjitha e pavend dhe nëse arsyetoni ftohtësish, do të kuptoni se është absolutisht kështu. Mbështetuni te një person i afërt dhe të rëndësishëm për ju.

Peshorja

Sot mos lejoni asgjë dhe askënd që t’ju qëndrojë nëpër këmbë, me qëllim që t’ju bëjë të arsyetoni: atë që duhet të bëni e shihni qartësisht dhe është më se e drejtë, pa u ndikuar aspak.

Akrepi

Këshilla e një mikeje nuk do të jetë 100% e duhura për t’ju dhënë një spunto që të kuptoni se cila është rruga e duhur. Mos kini frikë të bëni një tentativë, duke zgjedhur një rrugë të mesme.

Shigjetari

Ndjenjat ndaj një personi të veçantë po ju veniten pa asnjë arsye të mirëfilltë. Mundohuni që të keni më shumë besim në vete. Ju nuk e dini, por keni pranë dikë që ju do me të vërtetë.

Bricjapi

Reflektimi ju ka bërë mirë dhe tani gjithçka ju duket më e qartë. Bëni pas vetes edhe personat që qenë të përfshirë në një çështje, në mënyrë që të ecni përpara të gjithë së bashku.

Ujori

Ndjenjat tuaja ju turbullojnë dhe ju bëjnë të mos kuptoni asgjë; alternoni momentet e lumturisë me momente të tjera më konkrete. Nuk është ende koha e duhur që të merrni një vendim.

Peshqit

Mos u përfshini në një projekt që do t’ju prezantohet nesër, sepse bazat nuk do të jenë edhe aq solide, por mund të punoni duke e bërë diçka shumë interesante, ndërkohë që do të jetë edhe stimuluese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.