BLUETOOTH

Mark Zuckerberg nuk e fsheh simpatinë për Dua Lipan, komplimenta në rrjetet sociale për fotot nga Saranda

10:18 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dua Lipa është e preferuara e Mark Zuckerberg dhe nuk ka dyshime për këtë!




Gjiganti i rrjeteve sociale nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të komplimentuar yllin botëror me origjinë shqiptare.

Së fundmi, autorja e “One Kiss” po shijon disa ditë pushime në bregdetin shqiptar. Dua ndau me të gjithë në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Facebook disa foto ku dukej mjaft atraktive me një fustan gri.

Krahas fotove, artistja shkruante “ Vajzë shqiptare në Shqipëri”. Ky postim nuk ka kaluar pa i rënë në sy “Facebook”, i cili ka lënë një koment poshtë fotos në fjalë.

“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan gjigandi i rrjeteve sociale.

Edhe këtë herë Dua Lipa ia doli që jehona e Shqipërisë dhe shqiptarëve të dëgjohet kudo. Ku edhe Mark Zuckerberg, nuk kursehet të komplimentojë një yll me rrënjë shqiptare.

Kujtojmë që edhe me parë, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e Facebook. Në një postim të yllit të popit para Sunny Hill Festival në Kosovë, faqja zyrtare e Facebook shkruante: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.