BLUETOOTH

Modelja e njohur akuza të rënda ndaj ish lojtarit shqiptar: Më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, vinte i alkoolizuar

11:56 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish të dashurit të saj, futbollistit Mërgim Berisha.




Nëpërmjet një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe jetesë prej 1 vite e gjysmë sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës.

Gjithashtu Vllasaliu me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar:

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të.

3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale.

Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin.”, shkroi Vllasaliu.

Mërgim Berisha është sulmues i Fenerbahçes dhe me fanellën e gjigantëve turq këtë sezon në kampionat është aktivizuar në një sfidë duke shënuar dhe një gol.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.