Kronikë

Ngjitur me komisariatin e policisë, i riu grabit argjendarinë në Lezhë! Pronari i vihet pas dhe përplaset me të

20:28 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 m larg Komisariatit të Lezhës.




Grabitësi ka qenë me nje motor, në kokë mbante një skafandër dhe ka hyrë menjëherë në argjendari dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë lëvizjesh të qytetarëve, grabitësi nuk e ka menduar dy herë për të vepruar.

Pavarësisht se pronari e ndoqi dhe u përplas më të fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi t’i shmangej pronarit dhe mori menjëherë motorin duke u larguar prej aty.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bërë të ditur rastin pasi bëhej fjalë për një ngjarje të pazakontë në qytetin e Lezhës dhe në një periudhë me fluks lëvizjesh.

Deri më tani nuk është arritur të identifikohet autori që ka qenë i maskuar, ndërsa policia ka marrë disa kamera vëzhgimi dhe po i analizon ato për të arritur në identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.