LAJMI I FUNDIT

Rikthim 20 vite pas/ Kur Skerdi Bejzade vuloste fitoren e fundit të Vllaznisë në Shijak

23:29 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Fitorja e parë dhe e vetme e Vllaznisë ndaj Erzenit në Shijak në një ndeshjeje të vlefshme për Kategorinë Superiore daton më 16 nëntor të vitit 2002. Në atë kohë shkodranët drejtoheshin nga Hysen Dedja, teksa sfidën e vlefshme për fazën e parë të sezonit 2002-2003 e vendoste një gol i Skerdi Bejzades në minutën e 80-të në stadiumin “Tofik Jashari”.




Tashmë, 20 vite më pas, Erzeni-Vllaznia do të luajnë këtë të shtunë për javën e parë të kampionatit dhe shijakasit nuk do të jenë pritës në stadiumin e tyre, por në “Niko Dovana” të Durrësit. Jo thjesht kanë kaluar 20 vite, por kanë ndryshuar shumë gjëra dhe në formacionet e publikuara sot në “Panorama Sport” për ndeshjen e 2002-it, asnjë prej lojtarëve nuk është ende në aktivitet, në një kohë që shumica e tyre janë trajnerë.

E veçanta është që Erzeni drejtohet aktualisht nga Xhevahir Kapllani, i cili ka qenë në fushë në humbjen e 20 viteve më parë. Në atë kohë Vllaznia vinte pas një sezoni ku kishte fituar titullin dhe do të kishte si kundërshtar pikërisht trajnerin që i udhëhoqi, Dervish Haxhiosmanoviç. Malazezi drejtonte Erzenin në vitin 2002, në një kohë që shkodranët fitonin në Shijak me Dedjen trajner, që kishte marrë titullin me Vllazninë në vitin 1998.

Emra të njohur si Armir Grima, Ilir Dibra, Elvin Beqiri, Alert Alcani, Edmond Doçi, Asim Gjokoviç, Safet Osja, Bledar Devolli, Riçard Bokotola, Skerdi Bejzade dhe Edi Martini, e nisnin si titullarë. Dy dekada më pas kalendari rezervon në hapje të sezonit 2022-2023 një përballje Erzeni-Vllaznia dhe sigurisht të shtunën në Durrës, skuadra e Josës do të kërkojë ta nisë me fitore. Nga ana tjetër, shijakasit që janë rindërtuar thuajse nga e para, duan të tregojnë veten në start.

erzeni-vllaznia

MUNGON ARALICA – Vllaznia ka zbritur dje në fushë për të nisur përgatitjet në prag të ndeshjes me Erzenin. Trajneri Mirel Josa ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion, me përjashtim të sulmuesit, Ante Aralica, i cili vazhdon të qëndrojë në Bullgari, ku po kryen terapi intensive për t’u riaftësuar nga problemi që ka pasur së fundmi në rrëzët e kofshës. Josa i bënllogaritë pa qendërsulmuesinkroat, në një kohë që në ndeshjene fundit miqësore në Korçë provoi nga minuta e parë në majëne ofensivës Kristjan Vulajn.

vllazania stervitje

Forma e mirë që ka shfaqur së fundmi Ardit Hoxhaj, por gjithashturritja e parametrave fizikë të Latifit, kanë kënaqur trajnerin, i cilika luksin e përzgjedhjes, pasi nërepartin e avancuar kandidat përtitullar është edhe Mehdi Çoba.Deri në ditën e ndeshjes Vllazniaka në dispozicion edhe tri seanca stërvitore për të fiksuar formacionin që do të luajë ndajErzenit./ ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.