Kronikë

Vrasja në Elbasan, autorët po e ruanin viktimën deri sa doli nga lokali! E qëlluan sapo hipi në makinë (DINAMIKA)

22:29 - 17.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku është qëlluar për vdekje Madrit Ulqinaku, 33 vjeç. Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë një sherr i mëparshëm i ndodhur mes vrasësve dhe viktimës.




Burimet konfirmojnë për Gazetën Shqiptare se autorët kanë qenë dy persona që po e prisnin në një automjet dhe e kanë qëlluar për vdekje viktimën vetëm pasi kishte hyrë në automjetin e tij.

Ndërkohë, viktima ka qenë duke dalë nga një lokal dhe afër vendngjarjes kanë qenë dy efektivë të patrullës, të cilët i janë vënë pas automjetit të autorëve.

Dyshohet se atentati ndaj Ulqinakut ka qenë i menduar deri në detaje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.