AKTUALITET

Pas dy muajsh në arrati policia greke arreston shqiptarin e shumëkërkuar

22:03 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një emigrant shqiptar që akuzohet për vrasjen me armë zjarri të një 39-vjeçari në Athinë, ka rënë në prangat e policisë greke.




Mediet vendase bëjnë me dije se vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur më 31 korrik të këtij viti në mes të rrugës në zonën e  Agia Varvara, Athinë. Sakaq mësohet se autori u arrestua dje në zonën e Hajdarit.

Bashkë me të ishte një bashkatdhetar, i cili u arrestua gjithashtu nga policia greke.

Por nuk mbaron me kaq, sipas policisë shqiptari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit në Agia Varvara ka tentuar gjithashtu të ekzekutojë edhe një tjetër grek në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.

Si ndodhi vrasja e 39-vjeçarit

Autori dhe viktima kishin pasur një debat të fortë brenda në një shtëpi. Më pas ata dolën jashtë dhe pikërisht atëherë emigranti shqiptari  nxori armën dhe hapi zjarr ndaj 39-vjeçarit.

Burime policore dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet qe dy personat kishin për drogën, pasi dyshohet të kenë qenë të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.