BLUETOOTH

“Më thanë që zemra ime ishte mirë por…”! Moderatori shqiptar ‘trondit’ me rrëfimin: U diagnostikova me…

21:25 - 15.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Alaudin Hamiti ka qenë së fundmi i ftuar në “Podcast Lifestyle” me Gonxhen, ku ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij personale.




Për më tepër, ai u ndal te një periudhë e vështirë që ka kaluar më herët. Alaudini tregoi se nuk e priti mirë kur u diagnostikua me diabet.

Moderatori tha se tashmë ushqehet mjaft mirë si dhe ka nisur palestrën.

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë or kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet. Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha. Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër”– theksoi moderatori.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.