BLUETOOTH

E mërzitur me Dj Dagz, Einxhel Shkira qan hallet me ndjekësit: Çfarë të bëj… (VIDEO)

17:37 - 16.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PANORAMA PLUS/ Prindërit e ardhshëm të showbizit shqiptar po shijojnë disa ditë pushime.




Bëhet fjalë për Einxhel Shkirën dhe Arbër Gumnishtën, të cilët po kalojnë kohë “të tre” së bashku në jug të vendit. Nëse mund ta themi kështu, pasi moderatorja edhe në këtë situatë ka ankesa për partnerin e saj.

Me anë të disa videove në Instagram, Einxhël duket e mërzitur pasi Dagz nuk i kushton vëmendjen e duhur.

“Çfarë bëni ju kur burri juaj sheh futboll edhe gjatë pushimeve. Pastaj ankohet për mua që kaloj kohë duke bërë foto,”-dëgjohet të thotë ish-banorja e “Big Brother Vip.”

Nuk është hera e parë që Einxhel qan hallet e saj me ndjekësit në rrjetet sociale. Disa ditë më parë Shkira tregoi si është të jetosh që tani me dy djem.

“Njëri i bie barkut, tjetri shef anglez që luajnë poker. Jeta me dy çuna.”–shkruante ajo krahas postimit.

Më herët kujtojmë që me anë të një feste me miqtë dhe familjarët e tyre të ngushtë, Einxhel dhe Dagz zbuluan se do të bëhen prindër të një djali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.