BLUETOOTH

Gjyqi i profilit të lartë mes Johnny Depp dhe Amber Heard do të bëhet film

20:51 - 16.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjyqi shumë i vlerësuar i Johnny Depp dhe Amber Heard është gati të shfaqet në ekranin e vogël. Gjyqi, i ndjekur nga miliona shikues në mbarë botën, po bëhet film dhe do të publikohet përmes rrjetit televiziv të Fox Entertainment në platformën “Cinema” më 30 shtator.




Rasti tërhoqi interesin publik, me Johnny Depp të portretizuar si “burri abuzues që abuzoi mendërisht dhe fizikisht” Amber Heard. Megjithatë, Gjykata përfundimisht e njohu pafajësinë e tij.

Kujtojmë se çështja ka të bëjë me padinë e bërë nga hollivudiani kundër ish-bashkëshortes së tij, për shkrimin që ajo kishte shkruar në Washington Post në të cilin ajo pretendonte të ishte viktimë e dhunës në familje. Edhe pse nuk e bëri të ditur emrin e tij, përshkrimet e saj e “fotografizuan” duke i prishur karrierën e për rrjedhojë jetën.

Juria nuk i gjeti të mjaftueshme provat që aktorja paraqiti në gjykatë për t’i bindur për sjelljen e dhunshme të Depp-it, por as ata nuk… u prekën nga performancat e saj në sallën e gjyqit.

Vendimi i quajti “të gjitha pretendimet e Amber Heard të rreme”. Aktori u shpërblye me 15 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa Heard fitoi një nga kundërpaditë e saj kundër Depp, për komentet e bëra nga avokati i tij për Daily Mail, dhe iu dha 2 milionë dollarë dëmshpërblim.

E gjithë prova do të shfaqet në ekranin e vogël, nën titullin “Hot Take: The Depp/Heard Trial” . Sipas platformës “Cinema”, xhirimet janë bërë menjëherë, për të kapur sa më mirë “një histori aktuale që u bë pjesë e frymës kulturore të kohës”.

“Miliona njerëz po shikonin të njëjtin imazh dhe lexonin të njëjtat tituj gjatë gjyqit. Kjo do të thotë diçka” , thuhet në njoftimin zyrtar të platformës.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” do të interpretohet nga Mark Hapka , ndërsa Amber Heard do të interpretohet nga Megan Davis . Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth aktorëve që do të luajnë dy aktorët kryesorë, duke luajtur personat që ishin në ekipet e tyre ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.