BLUETOOTH

VIDEO+FOTO/ Supergoli me dedikim dhe puthje për Megi Pojanin? Endri Çekiçi i jep fund të gjitha dyshimeve

22:36 - 16.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Endri Çekiçi i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve rreth lidhjes së tij me blogeren Megi Pojani. Lidhja e tij me bukuroshen ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.




“Prova” e lidhjes ishte sot në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës, me futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Ina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.