LAJMI I FUNDIT

Covid-19 në vend, MSH: 95 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

19:34 - 21.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asnjë humbje jete dhe 95 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.




Sipas Ministrisë, janë shëruar 115 persona, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Njoftimi:

21 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec.

Janë 831 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 702

Testime totale 1,976, 414

Raste pozitive 330,664
Raste të shëruara 326,244
Raste Aktive 831
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 402
Shkodër 96
Elbasan 72
Fier 63
Vlorë 51
Durrës 40

Gjirokastër 27
Korçë 21
Lezhë 21
Dibër 19
Berat 18
Kukës 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.