KULTURË

Karisma Hotels & Resorts hap hotelin e parë luksoz në Serbi

09:43 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga grupet kryesore të hoteleve në botë, Karisma Hotels & Resorts, vazhdon të zgjerojë praninë e tij në Evropën Juglindore duke hapur hotelin e parë në Serbi. Në Zlatibor do të hapet hoteli luksoz me pesë yje, Bor Squared by Karisma, i cili do ta bëjë qendrën malore më të vizituar në Serbi në listën e destinacioneve botërore në të cilat operon grupi. Hapja e kompleksit është planifikuar për në vjeshtën e vitit 2023.




Kompleksi hotelier Bor Squared, By Karisma do të ketë 71 njësi akomoduese, me ambiente shtesë në një zonë rezidenciale mjaft luksoze, e cila do të jetë pjesë e kompleksit hotelier. I gjithë kompleksi është projektuar në mënyrë që të jetë plotësisht i integruar me mjedisin natyror që e rrethon. Ngjyrat e reduktuara, atmosfera e ngrohtë, përkushtimi ndaj çdo detaji, do të kontribuojnë në ndjenjën e rehatisë së shtëpisë. Megjithatë, ajo që patjetër do të bie në sy dhe do ta bëjë atë autentik është shërbimi superior, si dhe konceptet inovative që ofron.

Hoteli Bor Squared përfshin pjesën rezidenciale të lartpërmendur, si dhe një qendër të madhe SPA & Wellness. Aty gjenden edhe tre restorante që, ndër të tjera, do të ofrojnë një përzgjedhje të larmishme ushqimesh, duke përfshirë kuzhinën spanjolle dhe italiane. Për ata që duan të shijojnë pamjen dhe atmosferën e cila përshtatet në mënyrë të përkryer me momentet aperitivo, aty është Rooftop Bar.

SWIMMING POOL_camera 05_V2 ROOM_tip3_camera 02 ROOM_tip1_camera 01_V6 RESTAURANT_camera 06_V2 RESTAURANT_camera 01_V2 LOBBY BAR_camera 01_V2
<
>

Brenda hotelit do të ketë edhe një Cigar lounge i destinuar për mysafirët me shije të rafinuar, të cilët duan të shijojnë puro të mira duke pirë pije cilësore, si dhe një Lobby bar për të shijuar kafe dhe çaj të mirë, si dhe ëmbëlsira.

Sipas Nemanja Kostić, drejtorit të Karisma Hotels & Resorts për Evropën dhe Lindjen e Mesme, hapja e këtij hoteli luksoz do t’u mundësojë vizitorëve në Zlatibor të përjetojnë shërbime dhe rehati superiore.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se grupi ynë, Karisma Hotels & Resorts, në bashkëpunim me investitorin, kompaninë Tankmont, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë për menaxhimin e Hotelit Bor Squared, By Karisma dhe rezidencat. Jemi krenarë për faktin se do të menaxhojmë objektin në të cilin do të mund të shijojnë të gjithë dashamirët e luksit, komoditetit, shërbimit të patëmetë dhe ofertës gastronomike, pikërisht në një nga destinacionet më të bukura të Serbisë, në Zlatibor. Duke pasur parasysh përvojën tonë shumëvjeçare në industrinë e hotelerisë dhe nivelin e lartë të cilësisë së vetë objektit dhe përmbajtjes së tij, besoj se do të jetë një kujtim i paharrueshëm për të gjithë mysafirët tanë, gjë që është detyra parësore e ne hotelierëve. Dëshira jonë është t’u ofrojmë mysafirëve tanë të njëjtën kënaqësi siç kanë vizitorët në hotelet tona në mbarë botën”, tha Kostiq dhe shtoi: “Faleminderit kompanisë Tankmont për besimin e treguar, si dhe komunitetit dhe drejtuesve të komunës së Çajetina, të cilët na pritën ngrohtësisht në këtë destinacion dhe me vetëmohim e mbështetën projektin”.

Për rëndësinë e ndërtimit të këtij kompleksi hotelier ka folur edhe Goran Qukoviq, bashkëpronar dhe drejtor i kompanisë Tankmont, një kompani vendase që punëson mbi 450 punëtorë dhe që punon me sukses që nga viti 2005 në tregun e Bashkimit Evropian, në Rusi, Azi, Afrikë, si dhe në vendin tonë.

“Gjithmonë jemi përpjekur të jemi një partner i besueshëm në biznesin tonë, të ofrojmë shërbim cilësor, të aplikojmë teknologji dhe njohuri të rej. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm Karisma Hotels & Resorts si partnerin tonë në këtë fushë të re të aktivitetit tonë, industrinë e hotelerisë. Na vjen mirë që me hapjen e këtij objekti, së bashku me kompaninë Karisma Hotels & Resorts, do të kontribuojmë në ngritjen e standardeve në industrinë e hotelerisë, por edhe në pozicionimin e Zlatiborit si një nga destinacionet turistike më të dëshirueshme dhe tërheqëse. Investimi do të jetë i rëndësishëm edhe për komunitetin lokal, ndërsa me hapjen e vendeve të reja pune do t’u japim mundësi të rinjve tanë të punësohen dhe të përmirësohen sipas standardeve më të larta të industrisë së hotelerisë”, theksoi Qukoviq.
——

Karisma Hotels & Resorts ka një strategji dhe filozofi biznesi të fokusuar tërësisht tek mysafirët e saj dhe dallohet nga konkurrenca me koncepte novatore, gjë që dëshmohet në radhë të parë nga mysafirë të kënaqur, por edhe çmime dhe mirënjohje të shumta, si çmimi prestigjioz AAA “Five Diamond Award” dhe “Four Diamond Award”. Gjithashtu, hotelet Karisma janë rregullisht në listat më prestigjioze në fushën e turizmit dhe hotelerisë, si ato të publikuara nga Conde Nast Traveller, Trip Advisor dhe revista Forbes.

Karisma Hotels & Resorts ka në portofolin e saj hotele në Meksikë, Republikën Domenikane, Xhamajka dhe Mal të Zi.

Tankmont sh.p.k. ka mbi 450 punonjës. Mund të mburren me faktin se ata nxorën një numër të madh inxhinierësh, të cilët iu bashkuan kësaj kompanie dhe u bënë ekspertë të vërtetë në fushën e konstruksioneve të çelikut. Menaxhmenti i kompanisë përbëhet nga njerëz që janë të vetëdijshëm për shkallën në të cilën i gjithë ekipi është përgjegjës për suksesin e arritur dhe se ekipi është gjithmonë përpara të gjitha qëllimeve. „Tankmont” është një organizatë me orientim modern, e cila është e aftë të arrijë produktivitet dhe efikasitet të lartë në mjediset dhe kushtet më të ndryshme të biznesit, me ndihmën e personelit fleksibël dhe të mirëtrajnuar, duke realizuar në këtë mënyrë parimet e cilësisë, besueshmërisë dhe konkurrueshmërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.